Propaganda e Moskës: Trupat ruse u mirëpritën nga banorët në Melitopol

Evropë

Propaganda e Moskës: Trupat ruse u mirëpritën nga banorët në Melitopol

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës në Zaporizhzhya, thonë agjencitë ruse të lajmeve Interfax dhe Sputnik, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të vendit.

“Në mbrëmjen e 26 shkurtit, pas një zbarkimi amfib pranë lokalitetit të populluar të Azovskoye në Ukrainë, njësitë ruse ishin në marshim dhe hynë në Melitopol, pa hasur asnjë rezistencë", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

"Banorët e Melitopolit mirëpritën trupat ruse që lëviznin nëpër qytet. Disa qytetarë të moshuar dolën në rrugë, duke valëvitur flamuj të kuq”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat