Nuk po i shkon siç e ka planifikuar, Putin deklarohet për luftën në Ukrainë

Evropë

Nuk po i shkon siç e ka planifikuar, Putin deklarohet për luftën në Ukrainë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 09:02
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një fjalim të shkurtër televiziv këtë mëngjes, duke shënuar komentet e tij të para publike që nga e premtja.

Putin iu referua pushtimit rus të Ukrainës si një “operacion special për të ofruar ndihmë për Republikat popullore të Donbasit” dhe përshëndeti “heroizmin” e forcave speciale ruse që luftojnë në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Putin ka thënë: “I bëj një nderim të veçantë atyre që kryejnë heroikisht detyrën e tyre ushtarake gjatë operacionit special për të ofruar ndihmë për Republikën popullore të Donbasit këto ditë”.

Sot është dita e katërt e luftës në Ukrainë, që kur forcat ushtarake ruse hynë në vend me tanke e armë.

Pushtimi rus i Ukrainës po përshkallëzohet, me Moskën që ka nisur sulme të përgjithshme për të pushtuar Kievin , në një kohë kur numri tragjik deri tani përfshin dhjetëra viktima civile.

Sot në mëngjes, trupat ruse hynë në Kharkov, ku po zhvillohen beteja në rrugë dhe shkëmbime zjarri. Autoritetet në qytetin verilindor të Ukrainës, i dyti më i madhi i vendit, njoftuan sot një “infiltrim” të ushtrisë në qendër të qytetit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë bllokuar bankat ruse nga transaksionet ndërbankare (sistemi SWIFT) , ndërsa Gjermania ka lejuar dërgesat e armëve në Ukrainë për të forcuar forcat ushtarake që po i rezistojnë pushtimit rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat