Përgënjeshtrohet pala ruse, pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar

Evropë

Përgënjeshtrohet pala ruse, pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar

Nga: V.N Më: 18 mars 2022 Në ora: 19:23
Pamje nga pala ukrainase

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas dhe një anëtar i ekipit negociator, ka akuzuar deklaratat ruse për bisedimet e paqes për përpjekje "për të provokuar tension në media", shkruan BBC, transmeton Bota sot.

“Pozicionet tona janë të pandryshuara”, shkroi ai sot në Twitter.

“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”.


Komentet e Podolyak vijnë pasi një anëtar i ekipit negociator të Rusisë, Vladimir Medinsky, tha se Moska dhe Kievi janë më të lidhur me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n.

Medinsky tha se Moska dhe Kievi janë "në gjysmë të rrugës" për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës, duke shtuar se të dyja palët po diskutonin nuancat e garancive të sigurisë nëse Ukraina nuk përpiqet më të bashkohet me aleancën e NATO-s, raportoi agjencia e lajmeve Interfax.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat