Banorët e Mariupolit 'dërgohen' në zonat e kontrolluara nga Rusia ose Rusi

Evropë

Banorët e Mariupolit 'dërgohen' në zonat e kontrolluara nga Rusia ose Rusi

Nga: M.L. Më: 27 mars 2022 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Një banore e qytetit të rrethuar të Mariupolit i tha BBC-së se asaj dhe qindra banorëve të tjerë nuk iu dha “asnjë alternativë” veçse të largoheshin për në pjesët e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës ose vetë Rusi.

E pyetur nëse banorët e qytetit janë “evakuuar me forcë” nga forcat pushtuese ruse, Irina thotë: “Po, do të thosha kështu… Nëse jemi plotësisht të sinqertë, të gjithë ne na morën me forcë”.

Irina, një vullnetare e Kryqit të Kuq në Mariupol, e cila u lejua të mbante dokumentet e saj, thotë se të gjithë nga ana lindore e qytetit u dërguan në Republikën Popullore të Donetsk (DPR), një territor i pushtuar nga Rusia që Moska e njeh si të pavarur.

Kjo pasi atje, siç thotë ajo, njerëzit duhej të vendosnin nëse do të qëndronin në DPR apo do të shkonin në Rusi.

Edhe pse ajo dhe vajza e saj u lejuan të shkonin dhe të qëndronin me të afërmit në Rusi, Irina thotë se "disa të moshuar që i njoh dhe i kam takuar në pikën e shpërndarjes nuk e dinin se ku ishin nisur dhe për çfarë".

"Ata menduan se do të mund të qëndronin në Rostov për disa muaj... dhe më pas ndoshta të ktheheshin në Mariupol. Në vend të kësaj, ata u dërguan në Samara [në Rusi]. Ata thanë se nuk kishin ide se çfarë të bënin atje, dhe Akomodimi aty ofrohet vetëm për dy javë.”

Mariupol është goditur rëndë nga sulmet ruse, me mijëra banorë të detyruar të largohen nga qyteti pasi u ndërprenë furnizimet me ujë dhe energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat