Cilat janë temat e bisedimeve të ndihmës sekretares amerikane Donfrid në vendet e Ballkanit

Evropë

Cilat janë temat e bisedimeve të ndihmës sekretares amerikane Donfrid në vendet e Ballkanit

Nga: F. B. Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:42
Karen Donfrid

Ndihmës sekretarja amerikane e ShBA për Evropë dhe Euro-Azi Karen Donfrid do vizitojë vendet e Ballkanit, në Serbi ajo pritet të diskutojë me zyrtarët e këtij vendi për forcimin e reformave me qëllim eurointegrimin, avancimin e rajonit dhe Kosovën, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Kjo është thënë në kumtesën e Departamentit të Shtetit, ku paralajmërohet edhe bisedat për deversitetin energjetik dhe raportet bilaterale. “Në Beograd  do përsëris nevojën që Serbia dhe kosova të i rikthehen dialogut me ndërmjetësimin e BE-së” thuhet në kumtesë.

Donfrid do të qëndrojë në Ballkan nga 25 deri 29 prill, fillimisht me 25 prill do vizitojë Kosovën, ku ajo do të falënderoj Kosovën për mikpritjen ndaj afganistanasve dhe tani ukrainasve, nxitjen e reformave për konsolidim demokratik dhe integrim n institucionet euroatlantike.

Po ashtu pritet që ndihmës sekretarja Donfrid do shqyrtojë edhe përparimin në dialogun me Serbinë.

Në BeH me 27 prill, ajo do inkurajoj zyrtarët e këtij vende për pjesëmarrje në institucione në të gjitha nivelet dhe do ftojë BeH të përparojë në luftën kund krimit e korrupsionit.

Në Maqedoni ajo me 28 prill di shpreh mbështetjen për bashkëngjitje në BE dhe falënderoi për ndihmën ndaj Ukrainës.

Diplomatja amerikane do ftojë anëtaren më të re të aleancës të vazhdoj bashkëpunimin rajonal në çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes de promovimin e demokracisë dhe stabilitetit.

Me 28 prill Donfrid do qëndroj në Shqipëri në shënimin e 100 vjetorit të raporteve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-ve dhe do falënderoj Shqipërinë në përkushtimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Një ditë më pas ajo dë jetë në Malin e Zi, ku pritet të përsëris mbështetjen amerikane për përshpejtimin e punës në procesin e rrugës euroatlantike dhe qasjes në BE.

Ajo do falënderoj autoritetet malazeze në bashkëngjitjen me sanksionet ndaj Rusis për shkak të agresionit në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat