Gruaja e Emmanuel Macron, Briggite Macron, menjëherë pas fjalimit të bashkëshortit të saj, është shprehur se rizgjedhja e të shoqit përfaqëson një nder të jashtëzakonshëm për të.
Ajo thotë se është gati për një mandat tjetër presidencial pesëvjeçar.
“Të gjithë duam që gjërat të ndryshojnë, e uroj me gjithë zemër” thotë ajo
Me sigurimin e një mandati të dytë, ajo thotë se burri i saj ka hyrë në histori dhe ajo shton se është shumë e lumtur për të duke shtuar se Macron ka ambicie për Francën.
“Ai do të bëjë gjithçka për të arritur atje, kam një besim të jashtëzakonshëm tek ai.” shton ajo.