38 persona u gjetën të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër

Evropë

38 persona u gjetën të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 15:29
38 persona u gjetën të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër

Një grup prej 38 emigrantësh, përfshirë një grua shtatzënë, janë gjetur të bllokuar në një ishull të vogël, pa emër, përgjatë kufirit turko-grek.

22 burra, nëntë gra dhe shtatë fëmijë thonë se kanë qenë në ishullin e lumit Evros që nga mesi i korrikut.

Pasi u gjetën të hënën, ata u dërguan në Greqinë kontinentale.

Ministri i migracionit i vendit tha se grupi ishte i gjithë në një “gjendje shumë të mirë” dhe gruaja shtatzënë ishte dërguar në spital si masë paraprake.

Autoritetet greke fillimisht thanë se njerëzit – të cilët policia thotë se të gjithë e identifikojnë veten si sirianë – ishin në territorin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat