Kostot e ushqimit britanik u rritën me 642 dollarë në një vit

Evropë

Kostot e ushqimit britanik u rritën me 642 dollarë në një vit

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Inflacioni i ushqimeve në Britaninë e Madhe arriti 11.6 për qind në gusht, me shpenzimet vjetore të ushqimeve që u rritën me 533 funte (642 dollarë) në mes të krizës më të keqe të kostos së jetesës në dekada, sipas një studimi të publikuar sot.

Agjencia e hulumtimit të tregut Kantar thekson se kjo është norma më e lartë e inflacionit të produkteve ushqimore që kur filloi monitorimin e çmimeve në supermarkete 14 vjet më parë.

Për shkak të rritjes së çmimeve, britanikët po kthehen gjithnjë e më shumë në blerjen e markave nga shitësit vendas, në mënyrë që të ulin kostot e tyre javore të blerjeve, shtoi Kantar në një deklaratë. 

Shitja e brendeve vendore në supermarkete është rritur 7.3 për qind, por shitja e artikujve të brendit ka një pjesë të tregut prej rreth gjysmës, që është niveli më i lartë, sipas rezultateve të hulumtimit.

Rritje më të shpejtë shënuan çmimet e produkteve si gjalpi, qumështi dhe mishi i shpendëve.

Banka e Anglisë vlerësoi se inflacioni në Britani të Madhe do të arrijë në 13.3 për qind në tetor, niveli më i lartë që nga 1980. 

Rritja e inflacionit u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë, së bashku me problemet që lindin nga dalja e Britanisë nga BE dhe ndërprerje në zinxhirin e furnizimit që u përkeqësua pas sulmit rus në Ukrainë

Sipas Kantar, britanikët reaguan ndaj valëve të të nxehtit në korrik dhe gusht duke rritur blerjen e ujit mineral dhe pijeve joalkoolike në katër javët e fundit përkatësisht me 23 për qind dhe 10 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat