Autoritetet ukrainase thonë se kanë arrestuar 5500 ushtarë rusë në Lyman

Evropë

Autoritetet ukrainase thonë se kanë arrestuar 5500 ushtarë rusë në Lyman

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:51
Pamje nga Ukraina

Këshilltari i kreut të presidentit ukrainas, Alexey Arestovich njoftoi se deri në 5500 ushtarë rusë u kapën në Lyman në Donetsk.

Sipas autoriteteve lokale ukrainase, trupat e tyre “prenë” të gjitha rrugët që të dërgojnë jashtë qytetit dhe të gjitha përpjekjet e ushtrisë ruse për të liruar shokët ishin të pasuksesshme, raporton skynews.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme udhëheqësi i administratës separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, Denis Pushilin, tha se bastioni rus i Lymanit në veri të rajonit është “gjysmë i rrethuar” nga ushtria ukrainase dhe se lajmet nga fronti janë “alarmante”.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, Pushilin tha se fshatrat Jampil dhe Drobisheve pranë Lyman “nuk janë më plotësisht nën kontrollin tonë”, raporton theguardian.

E ashtuquajtura “Milicia Popullore e Republikës Popullore të Donjeckut (DPR)” njoftoi mëngjesin e sotëm se ushtarët e parë rusë nga mobilizimi i pjesshëm kishin arritur në Donetsk.

Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet anëtarë të OKB-së që e njohin DPR-në si një qeveri legjitime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat