​Borrell: Fundi i luftës në Ukrainë pothuajse i pamundur pas aneksimit rus

Evropë

​Borrell: Fundi i luftës në Ukrainë pothuajse i pamundur pas aneksimit rus

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 17:01
Josep Borrell.

Aneksimi i katër zonave nga Rusia në Ukrainë e bën pothuajse të pamundur përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Aneksimi i rajoneve ukrainase të Donetsk, Luhansk, Zaporozhzhia dhe Kherson e bën shumë më të vështirë, pothuajse të pamundur përfundimin e luftë, tha Borrell për televizionin spanjoll RTVE.

“Rusia po e humb luftën.

Ajo e humbi moralisht dhe politikisht, por Ukraina nuk ka fituar ende”, tha Borrell në një forum në Spanjën verilindore, ku ai mbrojti sanksionet evropiane të vendosura ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat