​Borrell: Pranimi i Ukrainës në NATO nuk është çështja kryesore tani

Evropë

​Borrell: Pranimi i Ukrainës në NATO nuk është çështja kryesore tani

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 17:54
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, vlerësoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk është një çështje themelore në këtë moment.

Në një intervistë të publikuar sot për televizionin spanjoll 24 Oras, duke folur për kërcënimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, ai vlerësoi se një rrezik i tillë ekziston dhe kujtoi se lideri rus tha se ishte një kërcënim real.

"Këto kërcënime e izolojnë më tej Rusinë, por ato ende duhet të merren seriozisht," tha Borrell.

Borrell shtoi se Putin duke aneksuar katër territore ukrainase, po e bën të vështirë, madje të pamundur, përfundimin e luftës.

Ai theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me mbështetjen e mëparshme për Ukrainën dhe me sanksionet kundër Rusisë, të cilat, sipas tij, po japin efekt.

“Kjo ishte hera e parë që BE përdori fondet e saj për prokurimin dhe dërgimin e armëve në një vend në luftë. Falë kësaj dhe kontributit të SHBA-së, Ukraina është në gjendje të mbrohet”, tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat