Putin mbush sot 70 vjet! Shtatë momente kyçe nga jeta e tij

Evropë

Putin mbush sot 70 vjet! Shtatë momente kyçe nga jeta e tij

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:06
Vladimir Putin

Vladimir Putin ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 70-të.

Ai feston ditëlindjen e 70-të në një kohë kur lideri gjithnjë e më autoritar përballet me disa nga sfidat më të frikshme të dy dekadave të tij në pushtet, pasi ka luajtur të gjitha arritjet e tij në një situatë gjithnjë e më të kushtueshme dhe problematike, luftë kundër Ukrainës fqinje.

“Cari” i Rusisë lindi në Leningrad në vitin 1952, në një kohë kur ende ndiheshin plagët nga rrethimi 872-ditor i Luftës së Dytë Botërore. Vladimiri i ri ishte një djalë i çuditshëm e luftarak, dhe miqtë e tij kujtojnë se në shkollë ai grindej me këdo dhe nuk kishte frikë.

Ai nisi të merrte mësime xhudoje për t’u ndjerë më i sigurt nga bandat e rrugëve. Ndërsa në moshën 12-vjeçare, nisi të praktikonte sambo, një art marcial rus. Putin ishte shumë i vendosur dhe i disiplinuar, ndaj deri në moshën 18-vjeçare mbante rripin e zi në xhudo.

Këto sporte ndikuan në formimin e personalitetit të tij, por gjithashtu i forcuan vetëbesimin.

Kur Putini u bë president në vitin 2000, shpresonte të ishte në gjendje të ndërtonte një marrëdhënie pozitive me Perëndimin. Fillimisht u zhgënjye pastaj u zemërua, pasi besonte se Perëndimi po përpiqej të izolonte dhe të poshtëronte Rusinë.

Lindi në Leningrad në vitin 1952, në një kohë kur ende ndiheshin plagët nga rrethimi 872-ditor i Luftës së Dytë Botërore. Vladimiri i ri ishte një djalë i çuditshëm e luftarak, dhe miqtë e tij kujtojnë se në shkollë ai grindej me këdo dhe nuk kishte frikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat