Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

Evropë

Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

Më: 31 mars 2023 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Turqia ka miratuar më në fund kërkesën e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave disamujore duke vazhduar gjithashtu të bllokojë Suedinë nga bashkimi me aleancën ushtarake.

Parlamenti turk votoi unanimisht në favor të anëtarësimit të Finlandës të enjten, duke pastruar pengesën e fundit në procesin e pranimit.

Votimi përmbush “premtimin” e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të lejuar Finlandën në aleancën e mbrojtjes. Turqia ishte anëtari i fundit i NATO-s që miratoi pranimin e Finlandës, megjithëse Hungaria e bëri këtë të hënën.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Presidenti i Finalndës, Sauli Niinisto, në rrjetin social Twitter.

“Finlanda është tani e gatshme t’i bashkohet NATO-s dhe po pret që edhe Suedia të bashkohet në të ardhmen”, shkroi ai ndër të tjera, ku edhe falënderoi 30 vendet anëtare për besimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat