Abazoviç kërkesë presidentit të ri: Anulo vendimin për zgjedhjet e parakohshme

Evropë

Abazoviç kërkesë presidentit të ri: Anulo vendimin për zgjedhjet e parakohshme

Më: 9 prill 2023 Në ora: 09:19
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç, duhet të anulojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas mediave malazeze, Abazoviç u shpreh se Milatoviç duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.

“Mund të jetë në fund të qershorit”, tha Abazoviç në një intervistë për TV Prva.

Çështja, siç theksoi ai, është se “presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë” mund të përcaktojnë datën e zgjedhjeve.

“Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviq të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, shtoi Abazoviç.

Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat