Vritet me armë zjarri një person në Sarajevë

Evropë

Vritet me armë zjarri një person në Sarajevë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një sulm të armatosur në Sarajevë të martën, raporton “Avaz”.

Sipas, informatave të “Avaz” dy persona të maskuar me çanta sportive kanë nxjerrë automatikët dhe kanë shtënë në drejtim të viktimave.

Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë predhë të armës, gjë që Policia dyshon se bëhet fjalë për profesionistë të paguar.

Raportohet se u vra një shtetas i huaj dhe u plagos një shtetas i Bosnjë-Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat