Gjermania ul taksën e karburanteve për dy muaj

Evropë

Gjermania ul taksën e karburanteve për dy muaj

Më: 13 prill 2026 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Gjermania ka vendosur të ulë përkohësisht taksat e karburanteve për naftën dhe benzinën, pas rritjes së çmimeve në treg.

Kancelari Friedrich Merz ka njoftuar se ulja do të jetë rreth 17 cent për litër dhe do të vlejë për dy muajt e ardhshëm.

Sipas tij, kjo masë synon të lehtësojë menjëherë barrën për qytetarët dhe bizneset.

Të cilat janë përballur me rritje të çmimeve në javët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat