Aliu njofton për suksesin e QKMF-së: Arrin 98.7 për qind të standardeve të cilësisë

Ferizaj

Aliu njofton për suksesin e QKMF-së: Arrin 98.7 për qind të standardeve të cilësisë

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 20:08
Agim Aliu gjatë pranimit të certifikimit për standardet e cilësisë së shërbimeve në Ferizaj.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj është renditur e para në Kosovë për përmbushjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke arritur vlerësimin prej 98.7 për qind.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka njoftuar se së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, si dhe drejtuesit e QKMF-së, kanë pritur zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe përfaqësues të projektit AQH.

Me këtë rast, QKMF-së në Ferizaj i është dorëzuar certifikimi për standardet e cilësisë së shërbimeve, pas auditimit ndërkombëtar të realizuar në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë.

Aliu ka bërë të ditur se, përveç certifikimit me vlerësimin 98.7 për qind, Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar dhe certifikuar edhe iniciativën dhe ekipin e QKMF-së në Ferizaj për organizimin e konferencës së parë për cilësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat