Aliu viziton qendrën që ofron shërbime për personat me nevoja të veçanta

Ferizaj

Aliu viziton qendrën që ofron shërbime për personat me nevoja të veçanta

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 22:33
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë vizitës në Fondacionin Von Bodelschwingh në Bethel të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar në Gjermani Fondacionin Von Bodelschwingh në Bethel, një nga qendrat më të mëdha në vend që ofron shërbime të specializuara për personat me nevoja të veçanta dhe fëmijët me sëmundje të rënda.

Aliu ka bërë të ditur se gjatë vizitës është njohur nga afër me veprimtarinë e këtij institucioni, i cili ofron mijëra shërbime të specializuara dhe operon me një buxhet të konsiderueshëm.

Përmes një postimi, ai ka vlerësuar se kjo vizitë mund të hapë mundësi për bashkëpunim ndërmjet Fondacionit Von Bodelschwingh dhe Komunës së Ferizajt në të ardhmen.

Sipas tij, përvoja dhe modeli i këtij institucioni mund të shërbejnë si mundësi për zhvillimin e shërbimeve dhe trajtimeve të specializuara për personat që kanë nevojë për përkujdesje të veçantë në Ferizaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat