Inspektorati ndalon ndërtimet në një objekt në Ferizaj

Ferizaj

Inspektorati ndalon ndërtimet në një objekt në Ferizaj

Më: 8 tetor 2026 Në ora: 10:46
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimit në një objekt në ndërtim e sipër në Ferizaj, ka konstatuar parregullsi në mosmarrjen e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt ndërtimi.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës” thuhet në njoftimin e IQP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat