Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj

Ferizaj

Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 08:58
Fotoilustrim

Zyrtarët e një banke në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, kanë raportuar në polici se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 euro.

Kjo të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Bazuar në informacionet e policisë, kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat