“Dileri” i kërkuar me urdhërarrest kapet në Ferizaj

Ferizaj

“Dileri” i kërkuar me urdhërarrest kapet në Ferizaj

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 08:54
Fotoilustrim

Një 22-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Ferizaj.

Ky, i cili kërkohej me urdhërarrest për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari R.F., pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 20 ditëve.

I njëjti ishte kapur mbrëmë rreth orës 23:50, kur njësia patrulluese e stacionit policor në Ferizaj kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit Audi, me targa vendore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat