Qytetari nga Ferizaj gjen 264 euro dhe i dorëzon në polici, pronarja identifikohet dhe i merr paratë

Ferizaj

Qytetari nga Ferizaj gjen 264 euro dhe i dorëzon në polici, pronarja identifikohet dhe i merr paratë

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 18:47
Paratë e gjetura nga qytetari në Ferizaj, të cilat u dorëzuan në polici dhe iu kthyen pronares.

Një qytetar nga Ferizaj ka treguar një shembull të mirë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, pasi ka gjetur një shumë parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur sot, rreth orës 14:00, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.

Qytetari A. Gashi ka gjetur 264.40 euro dhe, pa hezituar, i ka dorëzuar ato në stacionin policor në Ferizaj.

Njoftimi:

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një shumë të parave dhe menjëherë i ka dorëzuar në polici

Sot, rreth orës 14:00, në rrugën „Brigada 161” në Ferizaj, qytetari A. Gashi nga Ferizaj ka gjetur një shumë prej 264.40 eurosh, të cilat menjëherë i ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe identifikimit të pronares, policia ka kontaktuar qytetaren N.A., së cilës paratë i janë kthyer me procesverbal.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar dhe vlerësuar lart qytetarin A. Gashi për këtë gjest shembullor, ndershmërinë dhe përgjegjësinë qytetare

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat