KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj

Ferizaj

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Ferizaj

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 23:24
Fotoilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës, si masë preventive për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Kjo ndërprerje është si masë preventive me qëllim sigurinë e përgjithshme të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po veprojnë në koordinim me institucionet përkatëse për menaxhimin e situatës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat