Krizë totale te Ferrari!

Formula 1

Krizë totale te Ferrari!

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:51
Krizë totale te Ferrari!

Lewis Hamilton vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë në Çmimin e Madh të Toskanës me garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos duke triumfuar me dominim.

Ishte një garë e çuditshme ajo e Toskanës që u ndërpre disa herë me flamurin e kuq që u valvit në pistë për shkak të aksidentëve të shumta.

Duke sikur nuk do të përfundonte kurrë por gjithsesi Hamilton pavarsisht gjithçkaje nuk e vendosi asnjëherë në diskutim vendin e parë. Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon.

Garë e turpshme për Ferrarin me Leclerc që u rendit i 8-ti ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të. Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos që me Renault e tij u pozicionua në vendin e 4-t. Për Lewis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat