Leclerc: Nuk mendoja që Ferrari ishte kaq konkurrues

Formula 1

Leclerc: Nuk mendoja që Ferrari ishte kaq konkurrues

Më: 26 mars 2021 Në ora: 22:36
Charles Leclerc

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc u shpreh i kënaqur pas ditës së parë të testimeve në Bahrain.

Leclerc u shpreh i kënqur me rezultatet e ditës së parë të testimeve në kuadër të Bahrain Grand Prix.

“Ishte një ditë pozitive, nuk mendonim që ishim kaq shumë konkurrues me njëri tjetrin”, tha ai.

“Personalisht kam bërë mirë në xhiron e parë, jo shumë në të dytën”, shtoi ai.

“Ka shumë motiv në skuadër, shihen përmirësimet nga viti 2020 dhe të shtunën do të shohim e do të kuptojmë sesa jemi larg apo afër nga të tjerët”, tha Leclerc.

“Na pëlqen që pilotët tanë mund të bëjnë diferencën, edhe pse mendoj që Mercedes dhe RedBull janë pak përpara. Nuk kemi arritur ende maksimumin, nuk e dimë ende por të shtunën do ta shohim”, përfundoi Charles Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat