Ard Potera fitues i spektaklit në Drag Race 

Formula 1

Ard Potera fitues i spektaklit në Drag Race 

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:56
Ard Potera fitues i spektaklit në Drag Race 

Ard Potera është fitues i garës Drag Race, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë. Ai me Audi RS6, shtegun e gjatë prej 402 metrave e kaloi për kohën prej 10.121 sekondave, duke e “zëvendësuar” axhën e tij, Skender Poterën, i cili në kohët e fundit ka dominuar në këtë disiplinë. “Jam i kënaqur për fitoren. Skender Potera është i paarritshëm në këtë disiplinë, por për shkak se vetura Audi TT RS është në defekt, kemi vendosur që sot të paraqitemi me Audi RS6 dhe në fund arritëm sukses”, ka thënë Potera pas fitores.

Pozita e dytë në klasën e 10 sekondave në divizionin i takoi Skender Poterës, ndërsa i treti ishte Leutrim Isufi.

Me interesim u prit edhe përballja ndërmjet Arton Ajvazit me Mclaren dhe Esad Dosljak me Opel Corsa, por ky i fundit nuk arriti të përfundojë garën.

Edhe kësaj radhe, garuesja e vetme femër ishte Pranvera Xhaferi, e cila u rendit e treta në klasën e 11 sekondave.

Ndryshe nga e shtuna, kur gara u ndërpre për shkak të shiut, të dielën gjithçka pati rrjedhë shumë të mirë.

Divizioni FWD
Klasa 16

1.Samir Mullafetahu (Golf 3) 16.816

Klasa 15
1.Fatmir Pinta (Golf V GTI) 15.970
2.Atdhe Llalloshi (Golf IV) 17.164
3.Blendi Zymberi (Opel Insigna) 16.184

Klasa 14
1.Irgis Cela (Golf V) 14.279
2.Sedat Rama (Golf II) 14.679

Klasa 13
1.Taulant Gashi (Opel Kadet) 13.124
2.Denis Sadikaj (Golf II) 13.592
3.Arlind Krasniqi (Opel Corsa) 13.935

Klasa 12
1.Sejdulla Zylbear (Seat Ibiza) 12.565

Klasa 11
1.Labinot Syla (Opel Corsa) 11.403

Divizioni RWD
Klasa 16

1.Elvedin Isovic (BMW 520) 16.359
2.Adem Merovac (BMW 645) 16.478

Klasa 13
1.Egzon Ibrahimaj (BMW 530D) 13.480
2.Visar Llapashtica (BMW 125) 13.956
3.Adem Pulaj (Golf) 13.310

b1.Jozef Marleku (BMW 335) 12.647
2.Qëndrim Alidema (BMW M4) 16.378

Klasa 11
1.Liridon Talla (BMW) 11.443

Klasa 10
1. Arton Ajvazi (Mclaren) 10.455

Divizioni AWD
Klasa 14

1.Edit Dakaj (Audi A5) 14.742

Klasa 13
1.Florent Sadiku (BMW 540i) 13.102
2.Denis Cela (Audi S3) 13.864

Klasa 12
1.Skender Lekaj (BMW 330) 12.254
2.Jaha Vllahiu (Golf III) 13.832
3.Isuf Zullufi (Audi RS3) 12.706

Klasa 11
1.Muzafer Beka (Audi A3) 13.187
2.Mehmet Hasani (BMW 3) 11.518
3.Pranvera Xhaferi (Audi) 11.534

Klasa 10
1.Ardi Potera (Audi RS6) 10.121 
2.Skender Potera (Audi) 11.120
3.Leutrim Isufi (Audi S3) 13.113

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat