Pranvera Xhaferi para sfidës së madhe në Bullgari

Formula 1

Pranvera Xhaferi para sfidës së madhe në Bullgari

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:47
Pranvera Xhaferi para sfidës së madhe në Bullgari

Pranvera Xhaferi po përgatitet për sfidën e madhe të automobilizmit, që do të mbahet në fund të muajit tetor.

Klub i automobilizmit Ferizaj ka bërë të ditur se Pranvera do të përfaqësojë Kosovën në një garë jashtëzakonisht të fortë. 

Pranvera është në top formë dhe synon mrekullinë e radhës, këdaj radhe në garën ndërkombëtare.

Image

“Tani radhën për pjesëmarrje në gara jashtë Kosovës e ka kampionja e Drag Race Kosova 2020, Pranvera Xhaferi, e cila është anëtare e Klubit tonë AK Ferizaji.

Garat në Drag Race Bullgaria do të mbahen me 30-31 tetor të këtij viti.

Anëtaren tonë të klubit në Bullgari nuk ka arrit me mposht asnjë garues në kategorinë e vet.

Me të gjithë̈ garuesit që është sfiduar në Bullgari, vetëm për qëllimin që ka hy 10.9 nuk ka arrit me marrë vendin e parë, kjo është histori dhe senzacion i këtij viti, që ka thyer rekordin e vet 11 sekondësh! 

I Urojme suksese ne garat e ardhshme kampione”, ka shkruar në faqen e KA Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat