Dramë e vërtetë në Formula 1, Verstappen zbret nga froni Hamiltonin

Formula 1

Dramë e vërtetë në Formula 1, Verstappen zbret nga froni Hamiltonin

Nga: Bota sot Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:47
Max Verstappen, kampion bote në Formula 1

(E plotësuar 15:55) - U shpall kampion bote në Formula 1, Verstappen shpërthen në lot

“Është e pabesueshme. Gjatë gjithë garës unë vazhdova të luftoja dhe më pas ishte mundësia në xhiron e fundit.

Është çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për të gjithë këta djem.

Më pëlqen shumë të punoj me ta”, kështu u shpreh Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1, përcjell Bota sot.

"Më në fund sot pata pak fat. Ekipi im e di që i dua dhe dua ta bëj këtë me ta për 10 ose 15 vitet e ardhshme!”, është shprehur ai.

Image
Lewis Hamilton uroi Max Verstappen për fitoren e tij menjëherë pas garës (Image:Sky Sports F1)

***

Dramë në Formula 1.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka zbritur nga froni kampionin e shumëfishtë në Formula 1, Lewis Hamilton.

Verstappen u shpall kampion bote për vitin 2021, në xhiron e fundit, në garën e Abu Dabit, përcjell "Bota sot".

Verstappen është bërë holandezi i parë që ka fituar titullin botëror në Formula 1.

Image

24 vjeçari holandez ka arritur të fitojë garën e madhe të Abu Dhabi, duke i siguruar vetes njëkohësisht titullin e parë të kampionit botëror./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat