Piloti i Ferrarit pozitiv me Covid-19

Formula 1

Piloti i Ferrarit pozitiv me Covid-19

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 19:36
Piloti i Ferrarit pozitiv me Covid-19, hera e dytë që i ndodh në 2021

Koronavirusi vijon të shkaktojë probleme në botën e sportit. Disa klube angleze janë prekur shumë nga pandemia, situatë që ka ndikuar që disa ndeshje të shtyhen.

Probleme edhe te Real Madrid, me klubin e famshëm spanjoll që numëron plot gjashtë raste pozitive. Covid-19 ka prekur edhe Formula 1.

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer ditën e sotme. Hera e dytë për vitin 2021 që 24-vjeçari nga Montekarlo infektohet me koronavirus.

Skuderia e kuqe ka bërë një postim në Twitter, aty ku shkruan se Leclerc ka simptoma të lehta dhe ka filluar karantinën në shtëpinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat