Mercedes: Sporti ynë nuk është mundje

Formula 1

Mercedes: Sporti ynë nuk është mundje

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 14:40
Mercedes: Sporti ynë nuk është mundje

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, i është rikthyer garës së fundit të botërorit 2021 të Formula 1 fituar nga Max Verstappen, që parakaloi në xhiron e fundit Lewis Hamilton pas largimit të makinës së sigurisë.

“Rrregullat janë rregulla dhe koherenca e aplikimit të tyre është e rëndësishme. Ato nuk duhen aplikuar sipas dëshirës, për ta bërë një garë entuziaste”, tha Wolff.

“Nuk dua të gjykoj presionin që ka një drejtues garash (Michael Masi), por në çdo moment duhet të kuptojmë se çdo sport ka rregullat e tij.

Ne garojmë në pistë, nuk jemi sporti i mundjes ku duhet të ndeshemi e përplasemi për të fituar”, u shpreh Toto Wolff, i pakënaqur nga vendimet që morën komisarët e garës së Abu Dhabi, që i dhanë mundësi Verstappen të fitojë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat