Rossi: Tre tituj ishin vendimtarë në karrierën time

Formula 1

Rossi: Tre tituj ishin vendimtarë në karrierën time

Më: 1 janar 2022 Në ora: 14:34
Rossi: Tre tituj ishin vendimtarë në karrierën time

Valentino Rosi vendosi që të mbyllte karrierën e tij në garat me motorë në vitin 2021, duke u larguar si një nga më të mëdhenjtë në historinë e garave me motorë pas 26 sezoneve në kategoritë e ndryshme.

Pavarësisht viteve të fundit larg shkëlqimit të zakonshëm, pakkush mund të vërë në dyshim karrierën e “Doktorit” i cili ka fituar 115 nga 432 garat në të cilat ka marrë pjesë, me 9 tituj kampion të siguruar në kategoritë 125, 250, 500 dhe MotoGP. Por jo të gjithë titujt kanë patur të njëjtën shije për vetë Rosin, i cili ka zbuluar në një intervistë për “Motorsport-Total” se cilët ishin ata që kanë shënuar më shumë karrierën e italianit.

Mes viteve 2001-2005, Rosi ishte i pandalshëm me 5 tituj kampion radhazi. “Mendoj se isha më i forti në atë periudhe. Por gjatë karrierës time kam kaluar edhe moment e të vështira. Kishte tre kampionate që kanë qenë vendimtarë për mua. I pari ishte në vitin 2001, kur fitova titullin e fundit të kategorisë 500. Pastaj në vitin 2004, kur dola kampion për herë të parë në Jamaha. Dhe më pas në vitin 2008, kur isha pak më i madh”, tha Rosi.

Ky kampionat i fundit, sipas tij, ishte ai më i veçanti nga të gjithë. Asokohe ai mposhti Kejsi Stoner pas një dueli të jashtëzakonshëm mes të dyve, duke i dhënë fund dy viteve zhgënjime.

“Zakonisht, pas dy viteve pa fitore të mëdha, një karrierë e niveleve të larta merr fund. Por kur kalova të gomat Bridgestone, u ktheva përsëri në majë. Kam luftuar me Lorenco, Stoner dhe Pedroza, duke arritur të fitoja dy kampionate të tjerë”, kujtoi Rosi pjesëza nga karriera e tij spektakolare që shënoi një epokë të mirëfilltë në garat me motorë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat