Vendimi i FIA-s dy ditë para garës së parë

Formula 1

Vendimi i FIA-s dy ditë para garës së parë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:42
Vendimi i FIA-s dy ditë para garës së parë

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka bërë me dije se rezultatet e hetimit të saj në lidhje me incidentet e ndodhura në garën e fundit të sezonit 2021 të Formula 1, të zhvilluar në Abu Dhabi, do të jepen më 18 mars. Pra, vetëm dy ditë para garës hapëse të këtij viti (20 mars, në Bahrein).

Ky lajm ka lënë të zhgënjyer drejtuesit e Mercedes e veçanërisht pilotin britanik Lewis Hamilton, viktima e vendimeve të komisarëve të garës, ku humbi titullin kampion në xhiron e fundit. Vendimi i vetëm i marrë nga FIA për momentin është heqja nga organigrama e drejtorit të garave Michael Masi dhe Nicholas Tombaziz.

Sipas FIA-s, më 19 janar do të analizohet dalja në pistë 5 xhiro nga fundi e makinës së sigurisë dhe urdhërat e dhëna për largimin e saj, xhiron e fundit. Më pas, do të dëgjohen pilotët dhe në mars do të jepet rezultatet e hetimit. Hamilton, i zhgënjyer nga ajo garë, priste rezultatet e hetimit për të vendosur nëse do të vazhdojë të garojë apo jo.

Është përfolur se piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, mund të tërhiqet nga sporti edhe pse ka dy vite kontratë me Mercedes. Kjo do të thotë se ai mund të heqë dorë nga 80 milionë euro kontratë që ka me makinën gjermane. Hamilton është në heshtje prej më shumë se një muaji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat