Leklerk: Me modifikime të vogla, luftojmë për titullin

Formula 1

Leklerk: Me modifikime të vogla, luftojmë për titullin

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:58
Leklerk: Me modifikime të vogla, luftojmë për titullin

Te skuadra e “Ferrari” besojnë se ky sezon i Formula 1 do të jetë më i mirë. Testet e para treguan se “kokëkuqja” është e shpejtë dhe mund të jetë pretendente për titull apo fituar disa gara.

“Jam i kënaqur, por vetëm kaq. Kemi dhënë kohë të mira, por është vetëm fillimi i sezonit dhe kjo s’ka shumë vlerë, pasi në gara është ndryshe. Jam i kënaqur nga numri i madh i xhirove të bëra dhe me faktin që nuk patëm probleme. Ky është një projekt i ri dhe kishim shumë dilema në këtë drejtim. Mendoj se me këtë makinë mund të argëtohemi më shumë se vjet”, u shpreh piloti i “kokëkuqes”.

“Natyrisht që kemi disa gjëra për të përmirësuar, pasi hera-herës makina luhatej, por kjo gjë ishte për të gjitha makinat. Nëse bëjmë modifikimet e duhura, atëherë këtë vit mund të duelojmë për fitoren.

Të shohim se si do të paraqitemi në testet e tjera dhe më pas të mendojmë për garën e parë”, tha Leklerk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat