Polemika me Mercedes: Më lanë mua çdo përgjegjësi për garën

Formula 1

Polemika me Mercedes: Më lanë mua çdo përgjegjësi për garën

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:56
Polemika me Mercedes: Më lanë mua çdo përgjegjësi për garën

I renditur në vendin e gjashtë në garën e fundit të zhvilluar në Majemi, piloti britanik Lewis Hamilton është i pakënaqur me këtë rezultat. Sërish ai u klasifikua pas shokut të tij të skuadrës George Russell (i pesti). “U renditëm në vendet 5-6, ndaj kemi arritur pikë të rëndësishme për skuadrën”, tha Hamilton.

7 herë kampioni i botës, duke folur për paraqitjen e tij dhe makinën, shtoi: “U përpoqa të rikuperoja, por pa sukses. Është një periudhë që nuk kam fat. Fakti që mbaruam garën dhe morëm pikë është pozitiv, por në Majemi nuk pashë shumë aspekte pozitive nga makina Mercedes. Nuk jemi ende aq të shpejtë sa rivalët”.

“Nuk më pëlqeu biseda me skuadrën në lidhje me strategjinë, që e lanë gjithçka në dorën time. Ata i kanë të gjitha detajet e makinës dhe duhet të marrin një vendim.

Në këtë garë e hodhën topin në fushën time dhe nuk e kuptoj përse”, tha Hamilton, që i referohet momentit kur në pistë hyri makina e sigurisë e mund të ndryshonte strategji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat