Verstappen: Gara ishte me shumë të papritura

Formula 1

Verstappen: Gara ishte me shumë të papritura

Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:42
Verstappen: Gara ishte me shumë të papritura

Max Verstappen u klasifikua i treti në garën e zhvilluar në Montekarlo, një rezultat që nuk kënaq mjaftueshëm kampionin e botës në Formula 1. Gjithsesi, ai e sheh këtë pozicion si një sukses të vogël, duke qenë se la pas ndjekësin e tij më të afërt, Charles Leclerc me Ferrari.

“Bëra më të mirën e mundshme në garë pas provave zyrtare të së shtunës.

Patëm një strategji të mirë, pasi na dha mundësi të parakalojmë në bokse të dyja makinat Ferrari. Kjo është një fitore e vogël për mua, pasi lashë pas Leclerc”, shprehet Max Verstappen, piloti i Red Bull.

“Gara ishte me shumë të papritura, por në fund ia dolëm mbanë të fitojmë me Perez. Në një pistë të tillë mund të gaboje shumë kollaj, ndaj e shoh gotën gjysmë plot. U ngjitëm të dy në podium, ndërkohë që unë e thellova diferencën me Leclerc”, u shpreh Max Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat