Gjyqtari humb jetën në Kroaci, gara u ndërpre 

Formula 1

Gjyqtari humb jetën në Kroaci, gara u ndërpre 

Nga: K. G. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:44
Pamje nga gara

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në garën ndërkombëtare të automobilizmit “Çmimi i Kroacisë 2022” në Grobnik.

Siç raporton “Novi list”, gjatë garës, një veturë me shpejtësi të madhe ka goditur rrethojën mbrojtëse pas të cilit ndodhej një prej gjyqtarëve. Makina goditi dy nga dy gjyqtarët, një burrë dhe një grua.

Fatkeqësisht, gjyqtari u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë në urgjencë duke iu nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Gruaja ka pësuar lëndime të lehta.

Për shkak të aksidentit të tmerrshëm, gara u ndërpre dhe garat e planifikuara për të dielën u anuluan”, njofton media kroate.
Kryetari i Shoqatës Kroate të Autove dhe Kartingut, Davorin Shtetner, ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat