Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura

Formula 1

Schumacher kishte qarë kur i kishte parë gjërat e bukura

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:19
Schumacher

Michael Schumacher nuk kishte parë e as dëgjuar për nëntë vjet me një sekret total të shëndetit të tij, të mbajtur nga familja.

Mirëpo, së fundmi kanë nisur të dalin informata për gjendjen e legjendës së Formula 1 nga miqtë e tij të afërt, derisa familja mbetet ende e “hipotekuar” sa u përket informatave.

Ish-piloti gjerman e kishte pësuar një dëmtim të rëndë të trurit derisa ishte duke skijuar në alpet franceze me djalin e tij, Mick në vitin 2013.

Ai kishte përfunduar në gjendje kome për disa muaj, ndërsa më pas ishte dërguar në shtëpi dhe nga ajo kohë kishte një heshtje totale sa i përket informacioneve nga ana e familjes së tij.

Gruaja e tij, Corinna, e ka mbrojtur nga afër privatësinë e Michael dhe i ka ofruar atij jetë të qetë.

Ndërkohë, fansave u është dhënë informacion i pakët për gjendjen shëndetësore dhe fizike të shtatë herë kampionit të botës.

Lajmet e fundit që vijnë nga Schumacher, shkruan mediumi britanik “The Sun”, janë se Schumi kishte qarë nga gjërat e bukura që i kishte parë për herë të parë pas një kohë të gjatë dhe kur i kishte shikuar garat e Formula 1 me njërin nga miqtë e tij të vjetër.

Gruaja e Schumacherit kurrë nuk e ka bërë një freskim të informatave për shëndetin e tij, por në dokumentarin e “Netflix” për Schumacherin, ajo thjeshtë kishte thënë se ai ishte “ndryshe””.

Jean Todt, presidenti legjendar i Formula 1 dhe Ferrari, kishte thënë javën e kaluar se sa shumë e shijon shikimin e garave të Formula 1 së bashku me Schumacherin.

Të gjithë shpresojnë që ta shohin Schumin në një dalje publike dhe me shëndet të plotë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat