Hamilton bëhet aksionist i skuadrës së njohur të NFL

Formula 1

Hamilton bëhet aksionist i skuadrës së njohur të NFL

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:05
Hamilton bëhet aksionist i skuadrës së njohur të NFL

Formula 1 është me pushime, por Lewis Hamilton nuk pushon. 7 herë kampion i botës në Formula 1, nga sot është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së futbollit amerikan të Denver Broncos.

“I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe te jem pjesë e historisë së Denver Broncos”, shkruajti Hamilton në rrjetet sociale.

Ai ka blerë një pjesë të aksioneve të skuadrës së njohur të NFL-së.

“Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të patur impakt në sport dhe të punosh me një ekip që ka famë botërore. Jam gati të nis të jem një shembull i vlerave i një lidershipi në të gjithë sportet”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat