Hulkenberg afër marrëveshjes me Haas

Formula 1

Hulkenberg afër marrëveshjes me Haas

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 00:00
Nico Hulkenberg

Hulkenberg mund t’iu kthehet pistave të Formula 1 nga sezoni tjetër.

Piloti gjerman i Formula 1, Nico Hulkenberg mund të kthehet si pilot i rregullt qysh nga sezoni tjetër.

 

 

Raportimet e fundit thonë se Haas dhe Nico Hulkenberg janë marrë vesh për një kontratë për vitin tjetër.

Thuhet se piloti gjerman është vetëm “një formalizim” larg të qenit pilot i Haas.

Hera e fundit që Hulkenberg ishte pilot i rregullt në F1 ishte në vitin 2019, kur garonte me Renault.

Asokohe, Hulkenberg përfundonte në pozitën e 14 në renditjen e kampionatit.

Së fundmi, Nico ka qenë pjesë e skuadrës së Aston Martin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat