Hamilton: Do t’i përgjigjem Verstappen me të njëjtën monedhë

Formula 1

Hamilton: Do t’i përgjigjem Verstappen me të njëjtën monedhë

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:46
Hamilton

Viti 2022 në Formula 1 konfirmoi dominimin e Red Bull dhe Max Verstappen, që fitoi titullin e dytë kampion bote për pilotë. Gjatë këtij viti na mungoi sfida e sezonit 2021 mes Lewis Hamilton e Max Verstappen

. Në rastin e vetëm që e fansat e shijuan atë përballje ishte gara e Brazilit dhe pati shkëndija.

Dy pilotët patën edhe një kontakt në pistë, me holandezin që pësoi dëme në makinën e tij.

“Gjatë gjithë këitj viti nuk pati asnjë aksident, por kur me Max u përballëm në Brazil ndodhi kontakti. Mendoj se e kuptoi leksionin, që tashmë do t’i përgjigjem me të njëjtën monedhë. Do të jem po aq agresiv sa ai”, tha Hamilton.

“Nuk kam dyshime që ai ka një mënyrë tjetër të të vendosurit limite në pistë karshi meje, por tashmë kam vendosur të ndryshoj edhe unë, duke mos qenë më ai piloti që hap krahun për të evituar kontaktin. Zjarrit do t’i përgjigjem me zjarr. Nuk kam pse të heq këmbën nga gazi vetëm unë”, tha britaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat