Horner: Kemi makinën më të fortë të të gjthë kohëve

Formula 1

Horner: Kemi makinën më të fortë të të gjthë kohëve

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:28
Horner

Në Nju Jork, ditë më parë u prezantuar makina “Red Bull”, njëvendëshja kampione e botës në Formula 1. 

Një makinë që synon të rikonfirmohet në majën e këtij sporti, si kampione për konstruktorë dhe pilotë.

Një makinë që ka ndryshuar mjaft në brendësi, por do të jenë testet e Bahrein që do të tregojnë forcën e saj.

“Red Bull” mbetet një skuadër e fortë, që ka në përbërje një pilot të jashtëzakonshëm si Maks Verstapen, që synon të rikonfirmohet më i miri.

Makina, si gjithnjë, është konceptuar nga një gjeni si Adrian Njui, që ka gati armën e re që do të zbresë në pistë këtë sezon.

“Mendoj se kjo është makina Red Bull më e fortë e të gjitha kohërave, si nga ana tektnike, operative apo edhe e biznesit.

Kemi punuar shumë për ta bërë gati, për të mbrojtur atë që fituam vjet me shumë mund.

Këtë vit s’do të ketë më gabime si vjet, do të jemi gati që në fillim,” tha mes tjerash Kris Horner, shefi i Red Bull-it.

Holandezi Maks Verstapen vjet fitoi titullin duke arritur rekordin e 15 fitoreve sezonale dhe në krah, ashtu si gjithnjë, do të ketë meksikanin Serhio Perez.

Një dyshe që synon të rikonfirmohet në majë pavarësisht hatërmbetjeve të sezonity të kaluar.

“Jam gati për sezonin e ri dhe të provoj makinën e re”, tha kampioni i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat