Fatos Krasniqi fitues i garës së parë

Formula 1

Fatos Krasniqi fitues i garës së parë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 00:42
Pamje e garuesve

Është mbajtur sot gara e parë e disiplinës super auto sllallom, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Gara u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, ndërsa fitues doli Fatos Krasniqi.

Anëtari i AMTKK garoi me Honda Civic dhe pati kohë prej 01:23.516 minuta.

Jam i kënaqur me rezultatin, me fitoren, organizimin dhe rivalitetin. Ishte gara e parë për sivjet dhe shpresoj të vazhdoj me rezultate të mira edhe në vazhdim të kampionatit”, ka thënë Krasniqi pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Në pozitën e dytë u rendit Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio për 01.859 sekonda ishte më i ngadalshëm se fituesi.

Podiumi i fituesve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Valon Jahën e Prishtina RT. Ai me BMW pati kohën 01:26.010 minuta.

Në konkurrencën ekipore, e para doli Prishtina RT me 50 pikë, e pasuar nga: AMTKK (45), Ferizaj (42), Vjosa (28), Eurogoma RT (14), HCR Gjakova (7.5) dhe Drenica 1 pikë.

Plasmani i përgjithshëm:

1. Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 01:23.516

2. Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +01.859

3.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) +02.494

Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)

1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:27.018

2.Leotrim Rexhepi (Audi A5 – Ferizaj) +01.237

3.Arjeta Rysha (BMW – Ferizaj) +02.914

4.Gazmend Kadriu (Golf VI – Vjosa) +05.541

5.Genc Sylaj (BMW – Vjosa) +06.019

6.Arbër Rexhepi (Peugeot 207 – Ferizaj) +09.124

7.Muzafer Beka (Golf IV – Eurogoma RT) +11.280

8.Brunilda Xhura (Mini Cooper – Prishtina RT) +12.414

9.Violeta Nazifi (Golf VI – Ferizaj) +33.392

10.Besnik Morina (Tourag – Drenica) +35.811

11.Kadishe Shabani (Polo – Ferizaj) + 48.063

Leotrim Shasivari (Opel Corsa – Vjosa) DNF

Klasa 7 (mbi 1660-2000 ccm – Grupi 2)

1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT) 01:31.824

Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)

1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:26.010

2.Pajtim Qupeva (Audi A3- AMTKK) +08.125

3.Hysen Iseni (Golf – Ferizaj) +09.337

4.Vehad Qorrolli (BMW – Vjosa) +09.390

5.Lulzim Pora (AMTKK) +11529.

Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)

1.Dren Mariqi (Yugo – AMTKK) 01:34.360

2.Diellon Kelmendi (Peugeot 106 – Feriza) +04.391

Elldenis Llapashtica (Suzuki Swift – Eurogoma RT) DNF

Klasa 10 (mbi 1400 – 1600 ccm – Grupi 3)

1.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK) 01:23.516

Klasa 11 (mbi 1600 – 2000 ccm – Grupi 3)

1.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) 01:25.375

2.Bekimm Kadrija (Honda Typer – HCR Gjakova) +01.20.583

Promo

1.Nicusor Marian Fota (N/A) 01:33.044

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat