Verstappen: Nëse kam një makinë dominuese

Formula 1

Verstappen: Nëse kam një makinë dominuese

Më: 4 maj 2023 Në ora: 12:50
Verstappen

Max Verstappen ka fituar dy tituj kampionë radhazi në Formula 1 dhe me një makinë dominuese në pistë si Red Bull synon edhe titullin e tretë këtë vit.

Piloti holandez mund të arrijë rekordin e 7 titujve që kanë Lewis Hamilton e Michael Schumacher, por ai i ka të qarta idetë.

“Kjo gjë mund të arrihet vetëm nëse ke një makinë kompetitive.

Për momentin nuk më intereson të fitoj 7 apo 8 tituj kampionë.

Nëse kam një makinë që më lejon ta bëj këtë gjë atëherë po.

Nëse nuk është e mundur do të kënaqem edhe me këto dy tituj që kam fituar deri më tani”, tha Verstappen.

Kontrata e holandezit me Red Bull skadon në vitin 2028, ndërkohë që në vitin 2026 hyjnë në fuqi rregullat e reja. “Unë i adhuroj garat, por preferoj të provoj edhe aventura të reja, ashtu sikurse bëri Alonso.

Gjithsesi, tani jam në Formula 1, kam një makinë fituese dhe synoj të triumfoj sërish këtë sezon”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat