Garuesit tanë synojnë podiumin ne Kotorr

Formula 1

Garuesit tanë synojnë podiumin ne Kotorr

Më: 13 maj 2023 Në ora: 23:19
Makinat garuese

Në një peisazh mahnitës, këtë fundjavë do të mbahet gara malore në Kotorr të Malit të Zi.

Gazmend Demolli, Ernest Daka, Faton Rama, Fatos Krasniqi, Lëndrim Dogani e Ismail Smani e kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në garën atraktive të Kotorrit.

E vlerësuar si njëra nga garat më tërheqëse në rajon, Kotorri gjithmonë ka qenë interesant edhe për garuesit, të cilët edhe kësaj radhe do të jenë pjesëmarrës, madje me synime për të qenë edhe në podium.

Gara e disiplinës malore, Hill Climb, është edhe në kalendarin e kampionatit FIA CEZ, që për garuesit tanë e shton dyfish entuziazmin.

Synimet për podium në këtë garë janë edhe më reale, duke marrë parasysh investimet e mëdha që garuesit tanë i kanë bërë për paraqitje sa më dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat