Zarco korr fitoren e parë në MotoGP

Formula 1

Zarco korr fitoren e parë në MotoGP

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:17
Pamje nga një garë

Piloti francez Johann Zarco me Ducati Pramac fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP.

Ky është suksesi i parë në karrierë në këtë kategori për Zarco, një veteran në këtë sport, por që kurrë nuk kishte arritur të triumfojë.

Ai përfitoi nga problemi me gomat që pati shoku i tij i skuadrës Jorge Martin, që në xhiron e fundit humbi pesë pozicione dhe nga vendi i parë përfundoi në të pestin. Në podium, bashkë me Zarco u ngjit edhe kryesuesi i botërorit, italiani Francesco Baganaia me Ducati.

Në vendin e ttretë u klasifikua Fabio di Giannantonio me Ducati Gresini. Ky është podiumi i tij i parë në karrierë në MotoGP.

Më pas u renditën Binder dhe Martin, që humbet terren në renditje karshi Bagnaia, tashmë 26 pikë larg ndjekësve. Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira nesër do të zhvillojhet edhe gara sprint që u shty sot, për t’ia lënë vendin garës së zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat