Leclerc: Për mua kjo pistë nuk është si gjithë të tjerat

Formula 1

Leclerc: Për mua kjo pistë nuk është si gjithë të tjerat

Më: 5 prill 2024 Në ora: 23:01
Leclerc

Çmimi i Madh i Japonisë, në pistën e Suzukas, në program për t’u zhvilluar këtë fundjavë, do të jetë special për pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc.

Piloti monegask do të vendosë një kaskë të veçantë në nder të kumbarit të tij, Jules Bianchi.

Ky i fundit humbi jetën 10-vite më parë pikërisht në pistën japoneze, teksa humbi kontrollin e makinës pas reshjeve të dendura të shiut dhe u përplas me një traktor anash pistës.

Në këtë formë, Leclerc ka menduar ta nderojë Bianchi me kaskën speciale që ndër të tjera do të mbajë edhe numrin 17 të ish-pilotit francez.

“Për mua kjo pistë nuk është si gjithë të tjerat, sa herë vij këtu më kujtohet Bianchi. Mendoj shpesh për Bianchi, ai është një prej personave që më ka ndihmuar të jem në këtë sport.

Më ka mbështetur shumë, kemi qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin, është kumbari im. Prandaj kam vendosur të mbaj një kaskë të veçantë në nder të tij, dhe për mua është shumë e rëndësishme që të bëj një paraqitje pozitive në Suzuka”, u shpreh Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat