Formula 1 do të bëhet me një fytyrë të re në vitin 2026

Formula 1

Formula 1 do të bëhet me një fytyrë të re në vitin 2026

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 17:14
Arvid Lindblad, një talent i ri nga programi junior i Red Bull

Arvid Lindblad, një talent i ri nga programi junior i Red Bull i cili po largohet nga Formula 2, do t'i bashkohet formacionit të tyre të pilotëve, së bashku me Liam Lawson, njoftoi ekipi i Racing Bulls.

Lindblad do të zëvendësojë Isack Hadjar te Racing Bulls, i cili do të bëhet shoku i ekipit të Max Verstappen te Red Bull, raporton KosovaPress.

Në vitin 2025, ai garoi në sezonin e tij debutues në Formula 2 me Campos Racing dhe përsëri tregoi talent të jashtëzakonshëm. Derisa u tërhoq në Austri, ai përfundoi çdo garë në dhjetëshen e parë. Ai arriti tri fitore: në garat e sprintit në Xheda dhe Abu Dabi dhe në garën kryesore në Barcelonë. Ai e përfundoi sezonin në vendin e gjashtë në përgjithësi.

Shpejtësia e Lindblad është e pamohueshme, por ajo që është veçanërisht mbresëlënëse është aftësia e jashtëzakonshme për t'u përshtatur. Ai përfundoi 22 xhiro në Silverstone, ndërsa në Mexico City fitoi më shumë përvojë dhe përfundoi në një vend të 6-të mbresëlënës. E gjitha kjo dëshmon për ngritjen e madhe të Lindblad, vetëm për dy vjet ai ka kaluar nga Formula 4 në pragun e mbretëreshës së sporteve motorike dhe tani po përgatitet për Formula 1 me ekipin Racing Bulls, shkruan Formula1.com.

I lindur në një familje entuziaste të sportit motorik, nga një baba suedez dhe një nënë indiane, Lindblad u rrit në Surrey të Anglisë. Është interesante se ai hodhi hapat e tij të parë në dy rrota, jo në katër. Babai i tij, një ish-garues motokrosi, i bleu një motoçikletë kur ishte vetëm tre vjeç.

Megjithatë, për shkak të dëshirës së nënës së tij për t'iu përkushtuar po aq shumë arsimit përveç sportit, dhe për shkak të preferencës së Arvid për garat me katër rrota, ai kaloi në karting në moshën pesë vjeç. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat