Zhgënjimi në Formula 1, Hamilton: Jam i demoralizuar, Ferrari…

Formula 1

Zhgënjimi në Formula 1, Hamilton: Jam i demoralizuar, Ferrari…

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 16:27
Luis Hamilton

Luis Hamilton e mbylli pas vetëm s7 xhirosh garën e Madridit. Piloti britanik u detyrua të tërhiqej për shkak të një anomalie në sistemin e frenimit, një goditje e rëndë për pilotin e Ferrarit, i cili i jep fund kështu serisë së tij pozitive këtë sezon.

Deri më tani, Hamilton kishte arritur të merrte pikë në çdo garë, duke mos zbritur asnjëherë më poshtë se vendi i gjashtë. “Jam i demoralizuar për të gjithë ekipin dhe tifozët”, tha Hamilton në analizën e tij pas tërheqjes.

“Makina ishte fantastike. Mund të luftonim për podiumin, ndoshta edhe për dy vendet e para.

Sa i përket Botërorit? Mund të synojmë ende diçka të rëndësishme”, u shpreh britaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat