Horner zbulon prapaskenat e një transferimi të bujshëm të Fernando Alonsos

Formula 1

Horner zbulon prapaskenat e një transferimi të bujshëm të Fernando Alonsos

Më: 15 tetor 2026 Në ora: 17:20
Fernando Alonso

Fernando Alonso ishte shumë pranë një transferimi surprizë te Red Bulli për sezonin 2025 të Formulës 1.

Zbulimi vjen nga autobiografia e ish-drejtuesit të skuadrës, Kristian Horner, me titull “Drive”, ku rrëfehen prapaskenat e negociatave me pilotin spanjoll.

Sipas Hornerit, Alonso kishte shprehur dëshirën për të garuar përkrah Maks Vershtapenit.

“Në Japoni më tha se mezi priste të pilotonte me Vershtapenin sezonin e ardhshëm”, zbulon britaniku.

Megjithatë, marrëveshja nuk u realizua, pasi drejtues të Red Bullit vendosën se transferimi nuk ishte lëvizja e duhur për skuadrën. “Ishte zhgënjyese”, kujton Horner, duke theksuar se vendimi për të mos firmosur me Alonson nuk erdhi nga Vershtapeni.

Kjo nuk ishte përpjekja e parë e Red Bullit për të siguruar shërbimet e Alonsos. Edhe në vitin 2009, skuadra austriake kishte tentuar ta afronte, por spanjolli zgjodhi Ferrarin. Një bashkëpunim që nuk u realizua kurrë, por që, sipas rrëfimeve të Hornerit, ishte shumë pranë konkretizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat