Rreth 400 vullnetarë pastrojnë Shkugëzen - Bota Sot
Rreth 400 vullnetarë pastrojnë Shkugëzen

Gjakova

Rreth 400 vullnetarë pastrojnë Shkugëzen

Më: 20 prill 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Rreth 400 vullnetarë, djem e vajza, do të marrin pjesë në aksionin e pastrimit të hapësirës më të madhe të gjelbër të Komunës së Gjakovës, në parkun Shkugëza.

Në prag të Ditës së Tokës, Komuna e Gjakovës dhe organizatat partnere kanë ftuar qytetarët që të tregojnë vullnetin për ta bërë Gjakovën një qytet më të pastër duke marrë pjesë në aksionet e pastrimit, por në të njëjtën kohë duke u treguar më të përgjegjshëm tek hedhja e mbeturinave.

“Shkugëza, sinonimi ynë i qetësisë e ajrit të pastër, aktivitetit sportiv dhe gëzimit familjar ka nevojë për ta vlerësuar më shumë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Aksioni për pastrimin e Shkugëzes nis në ora 10:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...